Një tërmet ka lëkundur Shqipërinë mëngjesin e sotëm. Mësohet se epiqendra ishte në Detin Adriatik, 11 kilometra në Veriperëndim të Durrësit dhe 36 kilometra nga Tirana.
Tërmet i fortësisë 3.5 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Durrësit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik.
Tërmeti ka qenë i ndjeshëm dha ka shkaktuar panik për një moment te banorët e zonës.
Thellësia e këtij tërmeti me magnitudë 3.5 të shkallë Rihter ishte 30 kilometra.
Ndërkohë ESMC i ka konsideruar lëkundjet të shkallës 3. /TCH/
