Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 1095 raste të reja që kanë rezultuar pozitive me koronavirus në tri ditët e fundit, shkruan srf.ch
Siç është njoftuar javën e kaluar, BAG tash e tutje nuk raporton për rastet e reja të shtunave dhe të dielave. Kështu, numri i të hënës përfshin rastet nga e premtja dhe nga fundjava që shkoi.
Mesatarja 7-ditore aktualsiht është 416 infeksione të reja të raportuara, transmeton albinfo.ch. Kjo është 3 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Shkalla mesatare pozitive 7 ditore aktualisht është 3.9 për qind që do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht pak më pak se 4 teste ishin pozitive.
Vëllimi mesatar i testeve të realizuara në 7 ditët e fundit ishte 12,395 teste në ditë, dhe është 5 për qind më i ulët se javën e kaluar.
BAG raporton 5 vdekje të reja gjatë tri ditëve të kaluara. Pranimet në spital, me një mesatare 7-ditore janë 9 persona në ditë. Kjo është 3 për qind më shumë se në javën e kaluar.