Bashkëpunimi i suksesshëm zvicerano-shqiptar në arsimin profesional po vazhdon, shkruan albinfo.ch.
Së fundi, një marrëveshje e firmosur me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, hap një fazë të re për projektin Aftësi për Punë S4J. Në linjë me përpjekjet e Shqipërisë për të përmirësuar arsimin profesional, kjo fazë e re shkon deri në 9.5 milionë franga zvicerane dhe siguron se më shumë shkolla, studentë dhe biznese do të përfitojnë në katër vjetët e ardhshme.
“Aftësi për punë kontribuon për krijimin e një modeli të arsimit profesional të frymëzuar nga modeli zviceran dhe konsistent me standardet europiane”, tha ambasadori zviceran, Adrian Maître.
Disa rezultate nga faza e parë:
Ulje e braktisjes së shkollës në 9.6% nga 14.5%,
Rritje e punësimit për të diplomuarit nga 34% në 45%,
Rritje e numrit të kompanive që ofrojnë praktikë në 400. /Albinfo.ch