Pas Zvicrës dhe Gjermanisë, edhe Belgjika e ka vendosur në listën e kuqe kryeqytetin austriak.
Siç njoftoi Ministria e Jashtme në Bruksel të mërkurën, Vjena do të bëhet „zonë e kuqe“ pas orës 16.00 të ditës së premte, raporton oe24.at, përcjell Albinfo Austria.
Në anën tjetër, një situatë më e lehtë me koronavirusin është për landet tjera federale të Austrisë si: Austria e Ulët, Austria e Epërme, Burgenland, Steiermark, Tirol dhe Salzburg të cilat janë klasifikuar si „zona portokalli“ nga Ministria Belge.
Në 24 orët e fundit të ditës së mërkurë, në Austri u regjistruan 768 raste të reja, prej tyre 319 raste vetëm në Vjenë.
Qytetarët e Vjenës të cilët udhëtojnë për në këto shtete, duhet ta kenë parasysh sepse obligohen të ju përmbahen rregullave të shteteve përkatëse, ku njëra ndër to është karantina prej 10 – 14 ditë.