Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, gjatë ditës se djeshme ka kompletuar transferimin te Lazio në Serie A.
Transferimi i tij klubit romak i kushtoi 18 milionë euro, plus dy milionë bonuse.
Kjo ka bërë që 26-vjeçari të bëhet futbollisti i tretë i repartit ofansiv më i shtrenjtë në histori të Lazios.
Para Muriqit janë vetëm sulmuesit Hernan Crespo (56.8 milionë) dhe Christian Vieri (28.4 milionë).
Muriqi është pjesë e Kombëtares së Kosovës në futboll, por që mungoi në gurumbullimin e fundit në ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Greqisë, si shkak i një lëndimi.