Virusi Covid ka kapluar botën, tani më numri i infektimeve në botë, sipas statistikave, ka arritur 29,762,036 persona, shkruan albinfo.ch.
Vendet me të prekura janë SHBA-ja me 6,788,471 të prekur, India 5,025,043, Brazili 4,384,299 dhe Rusia me 1,079,519 të prekur me Covid.
Ndërkohë shtetet evropiane që kanë më shumë të infektuar janë: Spanja 603,167, Franca 395,104, Italia 289,990 dhe Gjermania 264,844 të infektuar, shkruan tutje albinfo.ch.
Këto shifra i tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, ku deri më tani mbi 24 mijë persona kanë arritur të shërohen në Zvicër nga koronavirusi. /Albinfo.ch