Kufizimet e reja në tubimet shoqërore, mes provave që tregojnë se Covid-19 është në rritje, duket se u kanë dhënë fund vizitave shtëpi më shtëpi në këtë prag të festës së Halloween-it.
Komunikimi i faktit që Halloween duhet anuluar nuk duket se është diçka që shumë prindër po e shijojnë.
“Fëmijëve tashmë u kanë kushtëzuar shumë gjëra, nuk është e drejtë që t’u anulohet edhe Halloween”-i. u ankua një nga prindërit.
Të tjerët shqetësohen se anulimi i Halloween është pjesë e një trendi më të gjerë.
Anulimi i Halloween-it është gjithashtu një lajm i keq për shitësit me pakicë. Vitin e kaluar britanikët shpenzuan më shumë se 400 milionë £ për Halloween.
Por, organizatat kanë nxitur prindërit dhe fëmijët të mendojnë me kujdes për vazhdimin e traditës këtë vit.
Një numër festivalesh të Halloween-it në Skoci, përfshirë Paisley dhe Fife, tashmë janë anuluar dhe shumë të tjerë në gjithë Mbretërinë e Bashkuar ka gjasa të ndjekin shembullin, shkruan “The Guardian”, përcjell albinfo.ch.