Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur para fillimit të sezonit të ri në Superligë.
Ai tutje ka shtuar se nuk është në dorën e FFK-së se kur do të kthehen shikuesit në tribuna.
“Nuk është në dorën tonë. Kampionati do të fillojë në javët e para pa tifozë, pastaj le ta shohim”, ka deklaruar Ademi.
Elita e futbollit kosovar pritet të nisë me 19 shtator.