Gjendja në Zvicër është përkeqësuar së fundi. Numri i të infektuarve është rritur në muajt e fundit, veçmas në shtator, duke shkuar deri në mbi 400 numri i të prekurve me koronavirus, transmeton albinfo.ch.
Sipas statistikave, deri tani 46,704 raste të konfirmuara nga laboratori që nga fillimi i pandemisë, sipas BAG.
Zvicra ka një popullsi prej 8.5 milionë. Kantonet Ticino, Vaud, Gjeneva dhe Valais kanë qenë pjesët më të goditura në vend, ato ishin pikat e nxehta në fillim të pandemisë.
Vlen të theksohet se gjendja më e përkeqësuar është zonën e Gjenevës. Zvicra ka disa dallime sa i përket karantinimit, krahasuar me Gjermaninë. Testet negative nuk vlejnë.
Gazetari i DW, Bahri Cani, tregon më shumë detaje, përcjell albinfo.ch.
Për informacione më të hollësishme ndjekni videon më poshtë: