Sulmuesi kosovar ia kishte dhënë fjalën Lazios dhe tentimi i gjigantit francez ishte i vonshëm
Emri i Vedat Muriqit ishte më i përfoluri ndër futbollistët shqiptarë këtë vit.
Sulmuesi prizrenas është bërë objektiv i shumë skuadrave evropiane, falë paraqitjeve të shkëlqyeshme me Fenerbahçen.
Së fundmi është zbuluar se edhe Paris Saint-Germaini ishte futur në javët e fundit në garë për futbollistin kosovar.
Madje, drejtori sportiv Leonardo kishte kërkuar informata për 26-vjeçarin, njoftojnë mediat turke.
Sidoqoftë, përfaqësuesi kosovar ia kishte dhënë fjalën Lazios dhe rikthim më prapa nuk kishte.
Ish-futbollisti i Rizesporit pritet të zbarkojë në kryeqytetin italian në fundjavë për ta finalizuar transferimin në Lazio.
Interesim për Muriqin kishin shfaqur më së shumti klubet angleze, mbi të gjitha Tottenhami.
Vedati i ka realizuar 17 gola me Fenerbahçen në sezonin 2019/2020.