Është bërë e ditur se liga Arabe nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Ahmed Aboul Gheit, e ka dënuar vendimin e Kosovës dhe të Serbisë për të hapur ambasadat e tyre në Izrael, përcjell albinfo.ch.
Nëpërmjet një deklarate të dhënë sot, Gheit tha se ky vendim duhet të shpallet i pavlefshëm.
Sipas tij, ky vendim është në kundërshtim me vendimin e Kombeve të Bashkuara, të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit.
Sipas Sekretarit të Ligës Arabe, vendet janë të ndaluara të vendosin ambasadat e tyre, sepse siç deklaron ai, Jerusalemi është vend i okupuar, raporton Israelnationalnews. /Albinfo.ch