Rita Ora i bashkohet yjeve që zotohen të heqin dorë nga rrjetet sociale për të ruajtur shëndetin mendor.
Rita Ora i është bashkuar listës së artistëve që po mbështetin fushatën sensibilizuese “Digital Detox Day”.
Ajo bashkë me anëtaren e grupit Little Mix, Jade Thirlwall u zotuan përmes Instagramit se do ta mbështesin këtë fushatë.
Sipas kësaj fushate, të famshmit largohen nga rrjetet sociale të shtunën, për të rritur ndërgjegjësimin e shëndetit mendor.
Këtë fushatë fillimisht e promovoi Zoe Sugg dhe Rizzle Kicks, për të ndihmuar në shëndetin mendor.
Rita përmes një postimi në Instagram, shkroi “Unë jam duke u fikur për shëndetin tim mendor me IAMWHOLEUK në Digital Detox Day”.