Të premten pritet të finalizohet diskutimi i nisur mes delegacioneve zyrtare të Kosovës dhe Serbisë, të cilët po qëndrojnë në Washington në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi.
Në një konferencë për media pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se në Washington nuk është diskutuar asnjë marrëveshje e dëmshme për Kosovën.
“Një gjë mund t’ju them që marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme asnjëherë nuk kanë ardhur dhe nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë”, bëri të ditur kryeministri Hoti.
Ai theksoi se çështja e kufijve as që është diskutuar.
“As nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të territoreve. Ju nesër do të shihni marrëveshjen, sepse kështu është diskutuar”, u shpreh kryeministri kosovar.