Vaksinat e para kundër koronavirusit, të cilat pritet të shpërndahen nga fillimi i vitit 2021 do t`i marrë kryesisht personeli mjekësor për të kaluar pastaj te pjesa tjetër e popullsisë.
“Ekziston mundësia që vaksinimi të jetë i mundur në Austri që prej muajit janar”, ka theksuar të martën ministri austriak i shëndetësisë, Rudolf Anschober.
“Ndërsa flas me ju, gjërat po duken mjaft mirë”, shtoi ai, duke iu referuar kohës për hartimin, certifikimin dhe tregtimin e dozave të vaksinave.
Në fillim të vitit 2021 shteti austriak shpreson të marrë 600 000 doza vaksinash dhe parashikon të imunizojë duke filluar nga janari, 300 000 persona, kryesisht personel shëndetësor, para se të shtrihet tek ata që dëshirojnë të vaksinohen, para verës.