FC Cyrihu dhe FC Xamax kanë shprehur interesimin për Keita Aziz, meshfushor defenziv në klubin e Gjilanit. Lajmin e merr vesh albinfo nga burimet e veta.
Gjiani kishte arritur një marrëveshje vitin e kaluar me dy futbollistët Keita Aziz dhe Keita Raza.
Transferin e dy vëllezërve 23 vjeçarë nga Bregu i Fildishtë e kishte mundësuar Sport Entertainment Management në Cyrih, të cilën e menaxhojnë Paja Sopi dhe Lassana Coulibaly.
Ata ishin marrë vesh të përfaqësojnë skuadrën e Gjilanit deri në qershor të vitit 2021.
Aziz ka qenë njëri nga futbollistët më të dalluar të Gjilanit, duke e ndihmuar skuadrën që për herë të parë të luajë në garat evropiane.
Gjilani nesër do të luajë ndaj APOEL-it në rrethin e parë të Ligës së Evropës. Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
