Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, e ka shpallur listën e futbollistëve për dy ndeshjet e shtatorit në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, kundër Moldavisë, më 3 shtator dhe kundër Greqisë, më 6 shtator. Grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën më 31 gusht, derisa përzgjedhësi Challandes në po atë ditë do të mbajë konferencë për media, në orën 11:00, në hotel “Emerald”, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.
Në listë mungon Vedat Muriqi për shkaqe ende të panjohura, derisa për dallim nga herët e kaluara, kësaj radhe nuk kishte futbollistë të rinj që i bashkohen Kosovës.
Sfida me Moldavinë do të zhvillohet në Parma të Italisë, për shkak se, moldavët nuk kanë pranuar të luajnë ndaj Kosovës në shtëpi, sepse nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës, derisa përballja me Greqinë do të zhvillohet në Prishtinë.
Lista e plotë:
