Numri i infeksioneve të koronavirusit vazhdon të mbetet tre shifror. Nga e diela deri të hënën, 242 raste të reja me koronavirus u shtuan në të gjithë Austrinë, shkruan heute.at përcjell Albinfo Austria.
Vjena është përsëri vatër kryesore me 96 raste të reja, pasuar nga Steiermark me 36, Austria e Ulët me 32, e vende të tjera më radhë.
Në të njëjtën kohë, numri i pacientëve në kujdes intensiv mbetet i pandryshuar në 23 persona. Numri i të sëmurëve aktivë është aktualisht 2.952.
Një person vdiq në 24 orët e fundit, kështu që numri i vdekjeve ka arritur në Austri në 733 persona.
Që nga fillimi i pandemisë dhe deri më tash në Austri 25.402 persona janë testuar pozitivisht me koronavirus ndërsa 21.657 persona janë shëruar.
Shqetësimi më i madh i infektimeve të reja në këtë shtet ende mbetet nga udhëtarët të cilën kthehen nga pushimet.