Në QKUK dhe spitalet rajonale po trajtohen qindra pacientë Kosovarë për COVID-19 të cilët janë të prekur edhe në pritje të testimit për korona virus.
508 është numri i pacientëve që po trajtohen në QKUK e spitalet tjera rajonale për COVID-19.
13 prej tyre janë në respirator ndërkohë 316 persona të tjerë janë të shtrirë në klinika dhe spitale.
E gjatë 24 orëve të fundit, në laboratorin e mikrobiologjisë molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR dhe në laboratorët privatë janë testua gjithsej 406 mostra të marra dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 99 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 12.547 raste nga 47.761 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.