Statistikat zyrtare kanë treguar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 157 raste të reja me koronavirus, shkruan albinfo.ch.
Një ditë më parë ishin lajmëruar 276 raste të reja, ku vërehet një ulje e numrit të rasteve.
Pesë persona është dashur të shtrihen në spital në 24 orët e fundit, derisa një person ka ndërruar jetë në Zvicër dhe në Principatën e Lihtenshtajnit.
4310 testime janë bërë në 24 orët e fundit, kurse mbi 15 mijë persona janë në vetizolim pas ardhjes në Zvicër nga vendet me rrezik, përcjell tutje albinfo.ch.
Nga fillimi i pandemisë 40 060 raste janë paraqitur në Zvicër dhe Principatën e Lihtenshtajnit. 4 495 persona ishin në spital dhe 1 721 persona kanë ndërruar jetë.