Është shtyrë edhe ndeshja mes Tre Pennes dhe Gjilanit. Kjo për shkak se një futbollist i Gjilanit ka rezultuar pozitiv në testet për “Covid-19”.
Zyrtarët e UEFA-s kanë marrë vendim për ta shtyrë ndeshjen.
Lajmi e ka dhënë skuadra e San Marinos, Tre Penne e po ashtu edhe SC Gjilani përmes një komunkate.
Ndeshja është dashur të luhet sot në ora 18:00.
Sipas njoftimit të fundit, kjo ndeshje do të zhvillohet nesër, mirëpo përpara fillimit të ndeshjes do të ritestohen të githë futbollistët dhe stafi, përveç rastit i cili ka dalur pozitiv në testimin e sotëm te skuadra e Gjilanit.
https://www.facebook.com/sp.trepenne/posts/2639360742981043
https://www.facebook.com/scgjilani/posts/704028103516542
https://www.facebook.com/scgjilani/posts/704051150180904