Çdo vit “National Down Syndrome Society” i kujton botës se personat me sindromën Down janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë, duke shfaqur imazhet e tyre në “Time Square”, transmeton albinfo.ch.
Është bërë e ditur se më 12 shtator një ndër fotot që do të shfaqen në këtë shesh është edhe fotoja e Meriton dhe Fjolla Rracit.
Fjolla Rraci, aktiviste për personat me nevoja të veçanta, në një intervistë tregon për lidhjen e fortë me personat me Sindromën Down, shfaqjen e fotos së Meritonit në “Time Square” dhe aktivitetin e saj në SHBA, transmeton tutje albinfo.ch.
Fjolla ka mbaruar studimet në Kosovë dhe prej më shumë se dy vjetësh jeton në SHBA, ku bën punë vullnetare dhe vazhdon trajnimet e ndryshme për personat me nevoja të veçanta. /Albinfo.ch