Në luftën e saj kundër koronavirusit, Zvicra duhet të shmangë mosmarrëveshjet lidhur me vaksinimin e detyrueshëm.
“Ky do të ishte një diskutim i gabuar, thotë epidemiologu nga Bazeli, Marcel Tanner. Ai është njëherësh edhe anëtar i grupit federal të punës (Task Force) Covid-19
Sigurisht që do të ketë njerëz të cilët nuk duan të vaksinohen – për arsyet e tyre që duhet të respektohen, ka thënë Tanner për gazetat e grupita medial Tamedia.
Por nëse 80 për qind e njerëzve vaksinohen, atëherë mund të fitojmë imunitetin e tufës, transmeton albinfo.ch. Dhe kjo do të arrihet madje edhe pa ndonjë grindje të panevojshme, për çështje anësore, siç është detyrimi ose jo për t`u vaksinuar.
Nga ana tjetër, Tanner paralajmëron gjithashtu kundër pritjeve për vaksinën, pritje që sipas tij janë shumë të larta, përcjell albinfo.ch. Ai thotë se vaksinat e gjeneratës së parë zakonisht nuk janë ende ideale dhe prandaj sigurojnë vetëm mbrojtje të pjesshme.