Është bërë e ditur se ambasadori i deritanishëm i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, përfundoi mandatin e tij në Prishtinë dhe u largua fundjavën e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Së fundmi ai ka postuar një falënderim të veçantë për mandatin e tij katërvjeçar dhe eksperiencën në Kosovë.
Lamtumirë, Kosovë!
Për shkak të COVID-19, kjo nuk ishte e mundur, gjë e cila e bëri largimin tim edhe më të pikëllueshëm.
Falë KOHËS, kam mundësinë që t’ju falënderoj të gjithëve për mirësinë, përkrahjen, njohjen dhe sugjerimet gjatë këtij mandati sfidues. Posaçërisht, do të doja të theksoj qëndrueshmërinë mbresëlënëse të shoqërisë kosovare, e cila përkundër viteve të pikëllimit dhe zhgënjimeve, ende reziston në mënyrë që të mund t’i përmirësojë kushtet e jetesës në këtë vend. Në aq shumë rrethana kam vëzhguar etjen për drejtësi dhe qeverisje të mirë të aq shumë qytetarëve kosovarë që përkthehej në akte të guximshme. Përkundër të gjitha arsyeve për të hequr dorë, ju vazhdoni të veproni drejt këtij qëllimi. Kjo është ajo që më jep shpresë për të ardhmen e këtij vendi, të cilin ju më mësuat ta dua.
Ju dëshiroj të gjithëve sukses, shëndet të mirë dhe fat derisa shpresoj të kthehem së shpejti në Kosovë.
Thank you! Merci! Danke! Grazie! Grazia fitg! Faleminderit! Хвала Вам!