Kompania “Austrian Airlines”, e cila ka rikthyer fluturimet nga Vjena në Prishtinë që nga data 1 gusht, është duke i realizuar fluturimet me ritëm të lartë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara, përmes një postimi në Facebook.
Ajo u ka uruar mirëseardhje të gjithë udhëtarëve që vijnë nga Austria dhe vendet e tjera, përcjell Albinfo Austria.
Postimi i saj i plotë në Facebook:
“Ju dëshirojmë mirëseardhje të gjithë udhëtarëve që vijnë nga Austria dhe destinacionet e tjera anekënd botës!
Në vazhdimësi të realizimit të fluturimeve në ANP ‘Adem Jashari’ LKIA, është kënaqësi që Austrian Airlines, i cili riktheu fluturimet për dhe nga Viena nga data 01 gusht 2020, është duke operuar me një ritëm të lartë, karakteristikë kjo e sezonës verore”, ka shkruar ajo.