Përfundon Superliga zvicerane, shqiptarët shënojnë sërish
0 Likes0 Share
Kampion për herë të tretë radhazi është shpallur Young Boys me 76 pikë, i ndjekur nga St. Gallen me 68 dhe Baseli me 62
Sonte janë zhvilluar pesë ndeshjet e fundit në Superligën e Zvicrës për këtë edicion.
Futbollistët shqiptarë kanë shënuar sërish. Kështu ndodhi në përballjen mes Zurichut dhe Thunit, që përfundoi 3:3.
Benjamin Kololli shkëlqeu për skuadrën e Zurichut, ku shënoi një gol të bukur në minutën e 15-të dhe më vonë asistoi te goli i dytë për skuadrën e tij. Golin e tretë e shënoi Toni Domgjoni, në minutën e 56-të të ndeshjes, shkruan albinfo.ch.
Edicionin 2019/20, Zurichu e mbyll në vendin e shtatë, kurse Thuni në vendin e nëntë me 38 pikë.
Sioni ka mundur Servetten në udhëtim, ku Pajtim Kasami sërish ka qenë më i dalluari te skuadra e tij.
Kasami shënoi gol në minutën e 43-të si dhe asistoi te goli i fitores në minutën e 74-t i shënuar nga Uldrikis.
Me këtë fitore, Sioni e mbylli edicionin në vendin e tetë me 39 pikë të tubuara, kurse Servette në vendin e katërt me 49 sosh.
Kampion për herë të tretë radhazi është shpallur Young Boys me 76 pikë, i ndjekur nga St. Gallen me 68 dhe Baseli me 62.