Futbollisti nga Kosova, Lirim Kastrati, i cili luan në ligën e parë të Kroacisë me Lokomotivën e Zagrebit, është përzgjedhur në formacionin e vitit.
Talenti kosovar në këtë sezon ka shkëlqyer me paraqitjet e tij, duke arritur të shënojë 11 gola dhe duke bërë edhe shtatë asistime.
Kastrati zyrtarisht është lojtar i gjigandit kroat Dinamo Zagreb, por ka qenë i huzuar tek ekipi tjetër lokal Lokomotiva.
