7 viktima dhe 138 raste të reja me Covid-19, janë shënuar në 24 orët e fundit. Më shumë raste të reja ka në Shkup, respektivisht 47, Kumanovë-17 si dhe Shtip-16.
Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se kanë ndërruar jetë 7 pacientë, dy nga Shkupi, një pacient nga Makedonski Brodi, një pacient nga Kërçova, një 27-vjeçar nga Manastiri, një nga Dibra dhe një pacient nga Shtipi. Në 24 orët e fundit janë shëruar 144 pacientë.