Është bërë e ditur se Universiteti i Prishtinës kryeson renditjen e universiteteve në mesin e institucioneve shqipfolëse. Sipas rangimit të fundit të Webometrics-it, në kategorinë e Transparencës, Universiteti i Prishtinës zë vendin e 1745-të në botë dhe është universiteti i 11-të më i mirë në rajon, shkruan albinfo.ch.
Duhet theksuar se rangimi i Transparencës merr parasysh citimet nga profilet institucionale në Google Scholar.
Për secilin universitet nxirren të dhënat e citimeve nga 210 profilet publike me më shumë citime, prej të cilëve mënjanohen 20 autorët më të cituar.
Kjo metodë siguron pavarësi nga ndikimi i madhësisë së institucionit dhe përfaqësueshmëri nga profilet e mbetura. /Albinfo.ch
