Italia ka raportuar tri vdekje nga Covid-19 në periudhën e fundit 24-orëshe, ka bërë të ditur Agjencia Civile e Mbrojtjes të enjten.
Kjo është shifra më e ulët e jetëve të humbura që prej fillimit të shpërthimit të rasteve me koronavirus, sipas të njëjtit burim.
Numri i pacientëve në kujdesin intensiv është ngritur sërish, respektivisht nga 38 në 47 (9 pacientë të rinj) për 24 orë.