Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është shënuar rekord i vdekjeve nga koronavirusi, sipas rezultateve nga IKSHPK-ja, 16 qytetarë kanë humbur jetën.
Numri i të vdekurve nga COVID-19 deri më tani ka arritur në 212 gjithsej, ndërkaq raste pozitive sot janë konfirmuar 258.
Pasi që IKSHPK-ja ka bërë të ditur shifrat ditore lidhur me pandeminë, ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në Facebook.
Përmes një postimi, Zemaj ka bërë thirrje për qytetarët që të mbajnë maskën, distancën dhe të paguajnë me kartelë.
https://www.facebook.com/zemajarmend/photos/a.582552938458257/3255825304464327/?type=3