Shqiptarët në Malin e Zi janë bërë bashkë para zgjedhjeve parlametare që do të mbahen me 30 gusht.
Të martën, 5 forca të spektrit politik shqiptar, Alternativa Shqiptare, Forca e Re Demokratike, Lidhja Demokratike Shqiptare, Lëvizja Qytetare Perspektiva dhe Unioni i Tuzit, nënshkruan marrëveshjen e koalicioni parazgjedhor.
Kohë më parë u nënshkrua edhe marrëveshja e koalicionit parazgjedhor mes 3 partive të tjera politike shqiptare në Mal të Zi, Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Lidhja Demokratike.
Ditëve të fundit, ka qenë diaspora shqiptare në SHBA që i ka bërë thirrje “të gjithë spektrit politik shqiptar të mbështesë dhe miratojë një platformë e një listë të vetme bashkëpunimi me qëllimin final atë të unifikimit dhe përfaqësimit të përbashkët në zgjedhjet e përgjithshme të 30 gushtit”.
Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, që u mbajtën më 16 tetor 2016, partitë shqiptare garuar në tri lista zgjedhore dhe arritën të fitojnë vetëm një vend në parlament.