Në Shqipëri vazhdon të jetë situata alarmante për shkak të pandemisë, edhe pse duket se në disa vende gjithçka është krejt normale.
Rasti më i fundit vjen nga një beach bar në Gjirin e Lalzit në Durrës, ku janë mbledhur pafund të rinj, të cilët kanë festuar në ritmet e muzikës së reperit të njohur Noizy.
Shumë plazhe private po organizojnë të tilla party, dhe numri i tyre duket se është shqetësues.
Ata kanë kërcyer dhe kënduar ngjitur me njëri-tjetrin, pa u shqetësuar nga Covid-19 dhe duke mos zbatuar asnjë prej rregullave, si për shembull, distancimi social.
Në këtë formë, ata kanë vërtetuar se të gjitha thirrjet e Ministrisë së Shëndetësisë kanë qenë të kota.