Është bërë e ditur se klubi futbollisitik Gjilani do të luajë në Ligën e Europës, shkruan albinfo.ch.
Gjilanit i ka mjaftuar një gol që të triumfojë si mysafir i Flamurtarit në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës në futboll.
Mysafirët luanin për një vend në Evropë, ndërsa vendasit rrezikonin rënien nga liga.
Me gjithë tentativat e dy skuadrave në pjesën e parë, në veçanti të vizitorëve, 45 minutat e para u mbyllën pa gola.
Goli i vetëm dhe i fitores u shënua në minutën e 72-të, ndërsa autor i golit ishte Keita Razak.
Falë këtij goli, Gjilani do të luajë në kualifikimet për Ligën e Evropës, ndërsa Flamurtari në edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë.
Kampion i Kosovës është shpallur skuadra tjetër nga Gjilani, Drita, kurse nga Superliga e Kosovës në futboll janë larguar Dukagjini, Ferizaj, Vushtrria dhe Flamurtari.
Ndërkohë, Prishtina dhe Ballkani do të ballafaqohen në finalen e Kupës, për të siguruar një vend në garat evropiane.
https://www.facebook.com/scgjilani/photos/a.151514755434549/687261695193183/?type=3&theater