Shtetet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord mbi masat e detyrueshme, siç janë distancimi social dhe bartja e maskave për fytyrë në aeroplanë dhe aeroporte për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit, tha ministri gjerman i Transportit, Andreas Scheuer, të enjten.
“Unë jam i kënaqur që propozimi gjerman u pranua nga kolegët e mi në nivelin evropian dhe që ne mund të pajtohemi për këto standarde uniforme”, tha Scheuer në një konferencë.
Masat e dakorduara përfshijnë mbrojtjen përmes mbajtjes së maskës nga pasagjerët nga gjashtë vjeç dhe distancën sociale në aeroporte gjatë kontrolleve të sigurisë dhe kontrollit.
Ministria gjermane e Transportit tha se marrëveshja ishte arritur nga zyrtarët dhe duhej të ishte aprovuar zyrtarisht nga ministrat, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.