Ka ndërruar jetë edhe një 61-vjeçar nga Fushë-Kosova, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Lajmin për Klan Kosova e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, përcjell albinfo.ch.
Sot në Kosovë ka ndërruar jetë edhe një 67-vjeçar nga Peja, i cili ishte gjithashtu i prekur nga koronavirusi.
Ndryshe, që nga 13 marsi, kur edhe u regjistruan rastet e para me Covid-19 në Kosovë, janë testuar 30.567 persona në dyshimtë në virusin SARS-CoV-2
Prej tyre 5.617 raste kanë rezultuar pozitive, me gjithsej 130 vdekje. Numri i të shëruarve deri më sot ka arritur në 2.811, ndërsa 2676 raste mbesin aktive.