Portretet zyrtare të ish-presidentëve amerikanë, Bill Clinton dhe George Bush i Riu, janë larguar javën e kaluar nga hyrja e Shtëpisë së Bardhë dhe janë zëvendësuar me portretet e dy presidentëve republikanë, të cilët para ca kohësh e kanë udhëhequr shtetin, njofton CNN, përcjell albinfo.ch.
Sipas traditës së Shtëpisë së Bardhë, portretet e ish-presidentëve duhet të ekspozohen në hyrjen e godinës, kështu që ato do të jenë të dukshme për mysafirët gjatë ngjarjeve zyrtare.
Portretet e Clintonit dhe George Bush i Riu janë zhvendosur në trapezarinë e vjetër, hapësirë e vogël që rrallë përdoret dhe nuk e shohin shumë vizitorë.
Portreti i Bushit është zëvendësuar me portretin e presidentit të 25-të William Mekinli, ndërsa portreti i Clintonit është zëvendësuar me Theodos Ruzvelt.
Ndërsa në librin e tij, ish-këshilltari për siguri kombëtare, Jhon Bollton, shkruan se Tramp e urren Bushin e Vjetër dhe Bushin e Ri. Sipas disa raporteve, Trump e ka kritikuar Bill Clinton dhe ka vlerësuar se ai ka qenë president i keq.