Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 13 persona si pasojë e koronavirusit, ndërsa janë shënuar 383 raste të reja me Covid-19, deklaroi sot kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.
Sipas saj, 4.662 pacientë janë të hospitalizuar, kurse 177 pacientë janë në respiratorë.
“Nga dita e djeshme janë testuar 9.183 persona, nga të cilët 383 janë pozitivë ndaj COVID-19”, tha Brnabiç.
Me vdekjet e fundit numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në 442.