Në Maqedoninë e Veriut janë numëruar deri tani 93.96% e votave, ku fitues është koalicioni “Mundemi”, i udhëhequr nga LSDM-ja.
Sipas mediave maqedonase, koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja ka marrë deri tani 36.13% të votave, ndërsa VMRO-DPMNE ka marrë 34.65%.
Nga partitë shqiptare BDI e Ali Ahmetit ka siguruar deri tani 11.57% dhe koalicioni ASH- Alternativa ka siguruar 8.79% të votave. Partia e Majta ka marrëv 3,96%, PDSH 1.48% dhe Integra 1.33%.