Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sipas KSHZ-së, në orën 19:00, gjithsej kanë votuar 830 370 qytetarë, apo 45.77 për qind e votuesve.
Dalje më e madhe është regjistruar në njësinë e katërt zgjedhore, kurse dalja më e ulët është regjistruar në njësinë e gjashtë zgjedhore, raportojnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
Njësia e Parë Zgjedhore 47.4%
Njësia e Dytë Zgjedhore 43.04%
Njësia e Tretë Zgjedhore 51.52%
Njësia e Katërt Zgjedhore 53.44%
Njësia e Pestë Zgjedhore 44.89%
Njësia e Gjashtë Zgjedhore 35.49%
Sipas Njësive Zgjedhore, komunat me dalje më të madhe janë:
- 47.4% – Makedonski Brod
- 43.4% – Butel
- 51.52% – Berovë
- 53.24% – Gjevgjeli
- 44.89% – Vevçani
- 35.49% – Bërvenicë