Disa adoleshentë sulmuan policinë dhe shoferin e autobusit, gjatë një kontrolli të maskave në Fribourg.
Incidenti ndodhi pasi një i ri refuzoi të vishte maskën, edhe pse një gjë e tillë iu kërkua nga shoferi i autobusit.
15-vjeçari më pas ka sulmuar fizikisht shoferin e autobusit. Më pas ka ndërhyrë policia, të cilët u sulmuan gjithashtu nga ai dhe katër persona të moshës 14-18 vjeç, raportojnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Sipas raporteve të policisë të publikuara të martën, nga sulmi mbetën të plagosur dy oficerë policie.
Një incident i ngjashëm kishte ndodhur edhe në Francën fqinje në fillim të muajit korrik. Një shofer autobusi u sulmua fizikisht nga një pasagjer që refuzoi të vendosë maskën, i cili vdiq më vonë nga plagët e marra.
Më pas, lidhur me rastin u arrestuan dy persona, të cilët u akuzuan për vrasjen në tentativë.
Ndërsa, shumë nga kolegët e shoferit të ndjerë, refuzuan të punojnë derisa autoritetet t’u sigurojnë mbrojtjen e duhur për të kryer punën e tyre.