Ka humbur jetën edhe një pacient i infektuar me COVID-19 në Spitalin e Pejës.
Nga ky spital kanë njoftuar se pacienti kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërsa edhe një pacient tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan albinfo.ch.
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 61 pacientë me koronavirus, ku 11 prej tyre janë me oksigjenoterapi.
Covid-19 ka prekur edhe personelin shëndetësor të këtij spitali.
“Nga personeli i Spitalit 4 mjekë, 5 infermierë dhe 1 bioinxhinier janë të infektuar me COVID-19, ndërsa 6 anëtarë të tjerë të personelit tonë janë në pritje të rezultatit”, thuhet në njoftim.