Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se 301 pacientë të konfirmuar me Covid-19, po vazhdojnë të marrin tretman shëndetësor në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme.
Prej tyre, 172 po trajtohen me oksigjenoterapi në QKUK. Ndërsa 29 pacientë janë në gjendje më të rënduar shëndetësore dhe nën përkujdesje të vazhdueshme intensive, shkruan albinfo.ch.
Mbrëmë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se kanë ndërruar jetën katër persona si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 203 raste të reja.