Vazhdon të rritet numri i personave me COVID-19 që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Kosovë.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitarë i Kosovës ka njoftuar se në QKUK dhe Spitale Publike janë duke u trajtuar gjithsej 301 pacientë me COVID-19.
Në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 186 pacientë, ndërsa në Spitale Publike 115.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 184 janë në oksigjenoterapi, 132 në QKUK dhe 52 në Spitalet e Përgjithshme.
Ndërsa, 22 janë në gjendje të rënduar me përkujdesje intensive.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar mbrëmë se janë shënuar edhe 205 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e rasteve aktive me këtë virus në 2.259.