Covid19 në Shqipëri, asnjë i vdekur gjatë 24 orëve të fundit
Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 82 persona të prekur nga covid19 në Shqipëri.
Ndërsa lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit në vend nuk ka pasur asnjë viktima nga koronavirusi.
Për herë të parë pas më shumë se 2 javëve kur raportohet nga 2 ose 3 viktima të përditshme.
Mirela Cami u shpreh se situata në spitalin infektiv paraqitet serioze.
Është rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terarapi intensive.
Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rënde.