Autoritetet sllovene reaguan për 24 raste të të infektuarve që erdhën nga shtetet ballkanike, 8 nga Kroacia, 7 nga Bosnjë dhe Hercegovina, 4 nga Serbia, 3 nga Mali i Zi, 2 nga Kosova, transmeton albinfo.ch.
Në konferencën për shtyp për situatën aktuale në lidhje me COVID-19 në Slloveni, konkluzionet e deritanishme u prezantuan nga Shefi i Qendrës së Sëmundjeve Infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, Mario Fafangel.
Në javën e fundit, nga 29 qershori deri më 5 korrik, Sllovenia regjistroi 132 raste të infeksionit me koronavirus.
12 raste të reja ishin raste kontakti të drejtpërdrejtë me infeksionet e sjella nga jashtë, ndërsa 73 raste kishin të bënin me një burim lokal të infeksionit. /Albinfo.ch