Ekspertët nga bota këshillojnë qytetarët se cilat ushqime rregullojnë kanalet e frymëmarrjes, temperaturës dhe rritjen e imunitetit të fortë për përballimin më të lehtë të virusit COVID-19, transmeton albinfo.ch.
Shumë viruse deri më tani në botë kanë qenë të ndryshme, disa nga më të lehta e disa edhe nga më të vështira. Por tani po cilësohet se virus Korona është virusi më kompleksiv në botë.
Shumë shkencëtarë në botë po bëjnë eksperimente për gjetjen e këtij ilaçi, por duket se deri më tani nuk kanë dhënë rezultate asnjëra prej tyre. Shumë prej tyre trajtuan hapa e po ashtu edhe vaksina, por asnjëra nga to nuk e tejkaloi në mënyrë përfundimtare këtë virus, transmeton tutje albinfo.ch.
Por një gjë është e vërtetuar edhe shkencërisht që mënyra e ushqimt dukshëm rrit gjasat që ky virus të tejkalohet, pa e dëmtuar shumë organizmin tonë, në veçanti imunitetin dhe funksionimin normal të mushkërive – frymëmarrjes.
Shumë ekspertë nga bota, në veçanti ata britanikë dhe amerikanë, shkruajnë se ekzsitojnë shumë ushqime që duhet konsumuar për të mbajtur virusin larg, por edhe nese rezultati del pozitiv, përballimi i tij është shumë më i lehtë. Vitamina C dhe vitamina D, po cilësohen si dy vitaminat më të rëndësishme që trupi i njeriut duhet t’i ketë në suaza normale dhe që e luftojnë virusin COVID-19, transmeton albinfo.ch.
Ata thonë se sidomos te fëmijët rekomandohet qumështi me mjaltë, lëngu i portokallit, frutat dhe perimet e stinës etj.
Ndërkohë ata këshillojnë edhe për ushqimet që nuk duhen konsumuar kur jeni me virusin korona. Ushqimet e përpunuara, pastaj mishi i skuqur, mishi i përpunuarm, si sallamat, proshuta etj., janë ushqimet që e bëjnë të vështirë përballimin e koronavirusit.
Ekspertët veçojnë sallatat e ndryshme, si sallata e gjelbërt dhe lakra, pastaj pemët e pasura me vitamina janë dy faktorët kryesor që njeru të qëndrojë i fortë karshi virusit, transmeton albinfo.ch.
Bananet dhe kumbullat janë dy produkte të pasura me vitamin B.
Boronicat dhe lëngu i saj janë të pasura me viaminën C.
Po ashtu, përdorimi i qepëve tani në këtë sezon kur janë të freskëta dhe qumështi me mjaltë cilësohen si ushqimi kryesor që i liron rrugët e frymëmarrjes.
Ndërkohë tek njerëzit që kanë temperaturë, këshillohet përdorimi i kosit. /Albinfo.ch