Është shkarkuar drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu. Sipas raportimit të medieve vendore, vendimin për shkarkimin e tij e ka marrë Bordi i SHSKUK-së, për shkak të performancës së dobët, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, ushtrues detyre i Drejtorit të SHSKUK-së është zgjedhur infektologu Valbon Krasniqi.
Kujtojmë që dje është raportuar për 6 vdekje të dyshimta me COVID-19 në Klinikën Infektive. Për këtë sot kanë nisur edhe hetimet.