Hapja e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pas katër muajsh, u mirëprit nga qytetarët e Kosovës, por edhe nga diaspora.
Vetëm në ditën e parë pas hapjes, , më 28 qershor, kishin ardhur afro 3 mijë udhëtarë në Republikën e Kosovës, ndërsa 885 të tillë janë larguar nga Kosova.
Për tre ditë, që nga 28 deri më 30 qershor, Aeroporti i Prishtinës u kishte shërbyer 9393 udhëtarëve, që kanë pasur 93 fluturime në ardhje dhe vajtje.
Kështu bëri të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i aeroportit “Adem Jashari”, Bujar Gashi, përcjell albinfo.ch.
Sipas Gashit, Zvicra dhe Gjermania mbeten vendet me numrin më të madh të fluturimeve për në Aeroportin e Kosovës.
“Ne presim gjatë javes që listës së destinacioneve ekzistuese t’i shtohet Londra ( Heathroë Airport) nga kompania a famshme ajrore British Airways”, tha ai, përcjell albinfo.ch