Duket se pavarësisht pandemisë, shumë shqiptarë kanë vendosur që pushimet e tyre t’i kalojnë në Shqipëri. Është bërë e ditur se në pikën kufitare të Morinës ka fluks të madh të njerëzve që po vijnë nga Kosova në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.
Mësohet se mijëra qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri dhe i janë drejtuar bregdetit. Vetëm në dy orët e fundit, rreth tetë mijë qytetarë kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë. Ndërkohë Policia kufitare po punon me procedurë të përshpejtuar.