Në 24 orët e fundit në Austri është shënuar rritje dramatike të numrit të të infektuarve të rinj me koronavirus, i cili sërish është treshifror për herë të nga mesi i prillit, raporton Albinfo Austria.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar 107 të infektuar të rinj, prej të cilëve numri më i madh janë në provincat Austria e Epërme ku ka 61 raste, ndërsa në e dytë është Vjena me 24 të infektuar të rinj.
Nga fillimi i epidemisë së koronavirusit në Austri, pozitivë në Covid-19 janë gjithsej 17.778, prej të cilëve 16.491 janë shëruar.
Nga fillimi i epidemisë, në fund të shkurtit, janë testuar gjithsej 620.866 persona.